Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-11-2018

Punëtori - Ngritja e efikasitetit në administratën e gjyqësorit dhe prokurorisë

Më 15 -16 nëntor  2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës organizojnë punëtorinë me temë “Ngritja e efikasitetit në administratën e gjyqësorit dhe prokurorisë”.

Në kuadër të kësaj punëtorie do të trajtohen: Lidershipi në gjyqësor, Menaxhimi i rasteve ( Procesi i menaxhimit të rasteve), Strategjia, Performanca e bazuar në buxhet; Performanca dhe llogaridhënia e  gjyqësorit; Funksionet kryesore dhe qëllimi i administratës së gjyqësorit dhe prokurorisë; Planifikimi i personelit, rekrutimi, vlerësimi i performancës dhe zhvillimi i karrierës; Identifikimi i sfidave dhe mundësive për administratë më efikase  si dhe Komunikimi si qelës për suksesin në punë.

Përfitues në  këtë punëtori janë: Administratorët e Gjykatave dhe Prokurorive të Kosovës.

Shpërndaje :