Më 15-16 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës janë duke realizouar punëtorinë me temë “Ngritja e efikasitetit në administratën e gjyqësorit dhe prokurorisë”.
Në kuadër të kësaj punëtorie do të trajtohen: Lidershipi në gjyqësor, Menaxhimi i rasteve
( Procesi i menaxhimit të rasteve), Strategjia, Performanca e bazuar në buxhet; Performanca dhe llogaridhënia e gjyqësorit; Funksionet kryesore dhe qëllimi i administratës së gjyqësorit dhe prokurorisë; Planifikimi i personelit, rekrutimi, vlerësimi i performancës dhe zhvillimi i karrierës; Identifikimi i sfidave dhe mundësive për administratë më efikase si dhe Komunikimi si qelës për suksesin në punë.
Përfitues në këtë punëtori janë: Administratorët e Gjykatave dhe Prokurorive të Kosovës.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
15-11-2018