Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-11-2018

Mbrojtja gjyqësore në kontestet e punës sipas Ligjit të Punës

Më 20 nëntor  2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja gjyqësore në kontestet e punës sipas Ligjit të Punës”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen:  Kontratat e punës dhe llojet e tyre; Kontestet nga marrëdhënia e punës sipas ligjit të punës; Procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës; Respektimi i afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore.                                                                                  

Përfitues në  këtë trajnim janë:  Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit (divizioni civil), si dhe bashkëpunëtorët profesional të gjykatave.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :