Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-11-2018

Zgjidhja e problemeve dhe konflikteve

Më 23 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial organizon trajnimin me temë: “Zgjidhja e problemeve dhe konflikteve”.

Qëllimi i këtij trajnimi është menaxhimi më i mirë dhe shmangia nga situatat e mundshme konflktuoze  të cilat interferojnë negativisht në shërbimet e zyrtarëve administrativ në raport me gjyqtarët dhe prokurorët si edhe me palët dhe subjektet tjerë.

Gjatë trajnimit do të trajtohen konfliktet dhe përkufizimi teorik, problemet dhe barrierat tjera në punë, marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe ndërkolegiale në punë, mandati formal dhe përgjegjësia individuale ndaj rrethit në punë si dhe ruajtja dhe mbrojtja nga sjelljet e pahijshme.

Përfitues të këtij trajnimi janë stafi administrativ gjyqësor dhe prokurorial.

Shpërndaje :