Më 26 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial organizon trajnimin me temë: “Menaxhimi i TIK-ut”.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi njohurive të stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial në përdorimin e sistemeve elektronike, komunikimit elektronik për ofrimin e shërbimeve adminisrative të besueshme dhe efikase.
Gjatë trajnimit do të trajtohen përdorimi i sistemeve elektronike, përdorimi i pajisjeve elektronike, komunikimi elektronik si dhe siguria e informacionit.
Përfitues të këtij trajnimi janë stafi administrativ gjyqësor dhe prokurorial.
22-11-2018