Më 27 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ organizon trajnimin me temë “Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Veçoritë e procedurës penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore; Paraburgimi për personat me çrregullime mendore; Zbatimi i ekzaminimit psikiatrik; Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe në liri.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit.
26-11-2018