Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-11-2018

Trajnim i Trajnuesve “Dizajnimi i Kurrikulës dhe Mbajtjes së Prezantimit”

Nga data 13-15 nëntor, me organizimin e Projektit Rajonal të Sektorit të Drejtësisë “Forcimi i Institucioneve të Drejtësisë Penale dhe Sundimit të Ligjit në Evropën Qendrore dhe Lindore”, i mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, Zyra për Zhvillim Prokurorial Jashtë vendit, Ndihmë dhe Trajnim (OPDAT), Byroja Ndërkombëtare për Narkotik Çështjet e Zbatimit të Ligjit si dhe Ministria e Drejtësisë e Kroacisë, në Dubrovnik, përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë kanë marrë pjesë në trajnimin për trajnues “Kursi i Dizajnimit të Kurrikulës dhe Mbajtjes së Prezantimit”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që nëpërmes mësimit të teknikave dhe metodologjisë së avancuar për mësimin e të rriturve të përmirësohet dizajnimi i kurrikulës dhe shkathtësive të mbajtjes së prezantimit për akademitë e trajnimit gjyqësor dhe prokurorial të rajonit.

 

Në këtë trajnim janë trajtuar çështje mjaft të rëndësishme për punën e trajnuesve si: Parimet kryesore të prezantimit të suksesshëm, përgatitja e planit trajnues për prezantim, arti i kritikës - moderimi i një trajnimi interaktiv dhe si të bëhen kritikat, aspektet vizuale dhe teknologjia e ditëve të sotme, shkathtësitë e planifikimit dhe prezantimit, si dhe përgatitja dhe ushtrimet e pavarura në trajnim.

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi të ndarë në grupe kanë zhvilluar detyrat e tyre rreth planifikimit dhe hartimit të një programi trajnues për një temë të caktuar dhe secili nga anëtarët e grupit kanë prezantuar pjesë të ndara të trajnimit si dhe kanë pranuar dhe bërë kritika për grupet tjera.

Pjesëmarrës të këtij trajnimi kanë qenë gjyqtarë, prokurorë, avokat, profesionist tjerë dhe përfaqësues të institucioneve të trajnimit gjyqësor të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shpërndaje :