Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-01-2019

Takim me perfaqesues të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB

Prishtinë, 04 janar 2019, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Valon Kurtaj, ka pritur në takim Dekanin e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB z. Veton Vula dhe Prodekanin z. Fatmir Qollakaj.

Drejtori i njoftoi mysafirët me punën e Akademisë së Drejtësisë, programet e trajnimit për gjyqtarë, prokurorë dhe profesionistë tjerë, programet e shkëmbimit si dhe programin e praktikës me studentë.

Në anën tjetër z. Vula u fokusua veçanërisht tek programi mësimor i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB në përgatitjen e studentëve me qëllim që të jenë të gatshëm të përfshihen në procesin e punës pas përfundimit të studimeve. Këtu u potencua nevoja që studentët të përfshihen në programe praktike në institucione, në mënyrë që të plotësohet edhe aspekti praktik i formimit profesional të tyre. 

Në fund të takimit të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit me nënshkrimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi ku do të përcaktohen të gjitha aspektet e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit profesional të përfituesve të dy institucioneve.      

Shpërndaje :