Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-02-2011

Tryezë pune Civile Standardet Ndërkombëtare në Procedurën e Ekzekutimit

Më 23 shkurt 2011 Instituti Gjyqësor i Kosovës, në bashkëpunim me USAID/SEAD (Programi për Sistemin e Përmbarimit të Marrëveshjeve dhe Vendimeve në Kosovë) organizoj tryezën e punës me temë “Standardet Ndërkombëtare në Procedurën Përmbaruese”. Në këtë tryezë, vëmendja u përqendrua në zbatimin e standardeve ndërkombëtare të përmbarimit në Bashkimin Evropian dhe në Republikën e Kosovës.

Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se gjyqtarët pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje që:

  • Të zbatojnë rekomandimet ekzistuese për përmbarim të Këshillit të Evropës.
  • Të zbatojnë dispozitat më të rëndësishme të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) të ndërlidhura me përmbarimin.
  • Të dallojnë rolin e procedurës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën bazike të saj në rastet e përmbarimit, veçmas në rastet brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor.
  • Të zbatojnë drejtë dispozitat e reja ligjore të Ligjit për Procedurën Përmbarimore dhe ti identifikojnë ato dispozita të cilat duhet të ndryshohen dhe plotësohen zbrazëtirat ligjore në rast të amandamentimit të këtij ligji.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarë dhe bashkëpunëtor profesional të cilët punojnë në lëmin civile.

Shpërndaje :