Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-12-2018

Kontratat në ekonomi

Më 17-18 dhjetor 2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Kontratat në ekonomi ”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen:  Kontrata franshizës dhe karakteristikat e saj;

Kontrata e asignacionit dhe karakteristikat e saj; Kontrata lizingut dhe karakteristikat e saj;

Kontrata për know-how dhe karakteristikat e saj; Kontrata për licencën dhe karakteristikat e saj; Kontratat publike, llojet e tyre, specifikat dhe karakteristikat tjera; Konventa ndërkombëtare për shitjen e mallrave, karakteristikat dhe zbatimin e saj në raportet

afariste me element të huaj; Procedurat ligjore në mbrojtjen e të drejtave të palëve afariste, në kontestet që rrjedhin nga mos përmbushja e këtyre kontratave;  Mënyrat dhe kriteret e vlerësimit të elementeve specifike në rastet të pretendimeve për mos përmbushje apo kontestimin e vlefshmërisë së këtyre kontratave.

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët nga Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :