Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-01-2019

Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale

Më 17 janar 2019, Akademia e Drejtësisë  në kuadër të trajnimeve në PTV, ka realizuar trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë “Masat  për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve pjesëmarrës në implementimin e drejtë të dispozitave dhe kushteve ligjore lidhur me rrethanat në të cilat mund të vendoset, duke përfshirë dhe standardet e përcaktuara me standardet ndërkombëtare për aplikim të paraburgimit si masa më e rëndë që mund të përcaktohet për sigurinë e të pandehurit në procedurë gjyqësore.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan çështjet rreth masave  për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale. Vëmendje parësore iu kushtua paraburgimit  si masë  me të cilën sigurohet  prezenca e të pandehurit  si dhe mbrojtja e qytetarëve nga kryesi i veprës penale duke arritur efikasitet  në procedurën penale. Paraprakisht, u trajtuan edhe masa e arrestit shtëpiak,  paraqitja në stacionin policor, ndalimi për të ju ofruar viktimës, dorëzania dhe masat tjera.

Metodologjia e aplikuar ishte e kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive si dhe puna në grupe e pjesëmarrësve. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet  Kosovës. 

Shpërndaje :