Prishtinë, 22 janar 2019, z. Valon Kurtaj, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë ka pritur në takim përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimi në realizimin e trajnimeve në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale pas ndryshimeve legjislative të këtyre kodeve të cilat priten të hynë në fuqi gjatë këtij viti.
Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane ritheksuan se do të ofrojnë gjithë mbështetjen për organizimin e këtyre trajnimeve dhe trajnimeve të tjera sipas mandatit të Akademisë së Drejtësisë duke kontribuuar në ngritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
22-01-2019