Më datë 24.01.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi penal”, nën moduli: “Kodi penal – pjesa e përgjithshme”.
Temat që do të diskutohen janë: 1) Nocioni, funksioni dhe sistemi i sanksioneve penale; 2) Llojet e sanksioneve penale; 3) Elementet dhe karakteristikat themelore të dënimit; 4) Dënimet alternative; 5) Dënimet me kusht; 6) Matja e dënimit; 7) Recidivizmi; 8) Masat e trajtimit të detyrueshëm etj.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
24-01-2019