Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-01-2019

Procedurat alternative

Më 24 dhe 25  janar 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Procedurat alternative.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me infrastrukturën  ligjore  e cila ndikon në zvogëlimin e shumë lëndëve në prokurori dhe gjykata.

Ky trajnim trajtoj procedurën alternative, procedurë kjo e cila ofron mundësi për zgjidhjen e rasteve pa i dërguar ato në gjykatë, gjegjësisht pas negocimit të marrëveshjes, gjykata të vlerësoj këtë marrëveshje nëse do të pranoj si të tillë për procedim të mëtutjeshëm. Kjo është veçanërisht e dobishme për të rritur efikasitetin dhe për të krijuar një sistem të drejtësisë penale që garanton një gjykim të drejtë të rasteve penale, por që e bënë këtë me shpejtësinë e duhur për ruajtjen e të drejtave të të gjitha palëve. Trajnimi  i’u është përgjigjur  pyetjeve dhe dilemave të  cilat shfaqen në praktikë rreth zbatimit të  procedurës  alternative si mundësi më shpejtë për zgjidhjen e rasteve penale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar dhe prokuror nga niveli themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :