Më 28,29 dhe 30 Janar 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”, nën moduli: “Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore”.
Temat që do të diskutohen dhe ushtrohen në mënyrë praktike nga prokurorët e sapo emëruar janë: 1) Fjala hyrëse; 2) struktura e fjalës hyrëse; 3) tërheqja e vëmendjes në fjalën hyrëse; 4) Marrja e drejtpërdrejtë në pyetje; 5) dëshmitarët negativ dhe armiqësor; 6) prezantimi i fakteve të pakundërshtueshme; 7) marrja e tërthortë në pyetje; 8) vënia në dyshim; 9) ri ekzaminimi; 10) Fjala përfundimtare etj.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
28-01-2019