Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-01-2019

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave

Më 30 dhe 31  janar   2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parasë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me infrastrukturën  ligjore për luftimin e shpëlarjes së parave, për format apo veprimet që duhet ndërmarrë për hetimin dhe gjykimin e shpëlarjes se parave si dhe për problemet të cilat paraqiten në praktikë me qëllim që të zbatohen në mënyrë efikase mekanizmat përkatës.

Me rastin e këtij trajnimi u trajtuan veprat penale të shpëlarjes së parave, format e manifestimit të kriminalitetit si: evazionet fiskale, aktivitete te ndryshme kriminale,  pastrimi i parave, etj. Nga ajo që u vu në pah ishte se gjitha veprat penale që ndërlidhen me shpëlarjen e parasë  kryhen  me ndërmarrjen e aktiviteteve kriminale dhe se këto vepra penale  kërcënojnë seriozisht zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës duke cenuar të drejtat e njeriut, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të shtetit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar nga Apeli, gjyqtar dhe prokuror nga niveli themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :