Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-02-2019

Trajnimi në vendin e punës për prokurorët, që shërbejnë si pikë fokale për BJN dhe për Koordinatorin për BJN në Kryeprokurorinë e Shtetit si autoritet i ndërmjetëm

Më 7 dhe 8 shkurt  2019, Akademia e Drejtësisë  në bashkëpunim me GIZ organizojnë trajnimin me temë “Trajnimi në vendin e punës për prokurorët, që shërbejnë si pikë fokale për BJN dhe për Koordinatorin për BJN në Kryeprokurorinë e Shtetit si autoritet i ndërmjetëm”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohet: Prezantimi i rolit dhe i detyrës së prokurorit si pikë fokale për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, prezantimi i rolit dhe i detyrës së prokurorit në autoritetin e ndërmjetëm si koordinator për pikat fokale të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, bashkëpunimi në mes të pikave fokale për ndihmën e ndërsjellë juridike në prokuroritë themelore dhe koordinatorin për BJN në Kryeprokurorinë e Shtetit si autoritet i ndërmjetëm, - shqyrtimi paraprak i kërkesave të brendshme nga pikat fokale, shqyrtimi formal nga koordinatori, fushëveprimi i shqyrtimit formal/vendimet dhe propozimet e arsyeshme për grupet e rasteve

Përfitues të  këtij trajnim janë: Prokurorët, që shërbejnë si pikë fokale për BJN dhe për koordinatorin për ILC në Kryeprokurorinë e Shtetit si autoritet i ndërmjetëm.

Shpërndaje :