Më 03 mars 2011, IGJK organizoi tryezën e diskutimeve me temë “Konflikti Administrativ”.
Në këtë tryezë u trajtuan risitë që përmban Ligji i ri për Konfliktet Administrative, konfliktet administrative kundër akteve të nxjerra në çështjet në të cilat është siguruar mbrojtja gjyqësore jashtë konfliktit administrativ dhe Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (KEDNJ) në procedurën e konfliktit administrativ. Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se gjyqtarët pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje të:
Dallojnë risitë në Ligjin për Konfliktet Administrative (LKA- 2010);
Të identifikojnë problemet e gjyqësisë administrative në Republikën e Kosovës dhe rajon dhe refleksionet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut në kontekst të nenit 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore Të Njeriut (KEDNJ). Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmis civile dhe bashkëpunëtorët profesional nga të gjitha regjioneve të Kosovës.
03-03-2011