Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-02-2019

Takim i Akademisë me Komisionin për Trajnime të KGJK-së dhe përfaqësues të JSSP

Prishtinë 21 shkurt 2019, Në Akademinë e Drejtësisë është zhvilluar takimi ndërmjet përfaqësueseve të Akademisë së Drejtësisë, Komisionit për Trajnime të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe përfaqësueseve të Ambasadës Amerikane në Prishtinë (JSSP).

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi për organizimin e trajnimeve të detyrueshme për gjyqtarë për vitin 2019, të cilat trajnime janë: Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor; Ndryshimet Legjislative;  Etika Profesionale dhe Politikat Ndëshkimore.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për Trajnimet për Etikën Profesionale të cilat janë zhvilluar gjatë vitit 2018 në Akademinë e Drejtësisë. Në këtë takim pjesëmarrësit u pajtuan për organizimin e një trajnimi shtesë për gjyqtarët që nuk kanë pasur mundësi që t’i plotësojnë orët e kërkuara në etikën profesionale.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështje tjera rreth shkëmbimit dhe mirëmbajtjes së të dhënave sa i përket pjesëmarrjes së gjyqtarëve në trajnime në Akademinë e Drejtësisë.

Shpërndaje :