Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-02-2019

Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë

Më datë 25.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë”.

Temat që po diskutohen janë: Ndalimi i të pandehurit pet t’iu afruar vendit të caktuar dhe personave të caktuar, Obligimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor, Dorëzania, Arresti shtëpiak dhe paraburgimi, Diversioni etj.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), 2018-2019.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :