Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-02-2019

Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale

Më datë 28.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”.

Temat që po trajtohen janë: Marrja e drejtpërdrejtë në pyetje e dëshmitarëve, Marrja e tërthortë në pyetje e dëshmitarëve, Rimarrja në pyetje, Provat materiale që mbështesin dëshminë e dëshmitarit, Përdorimi i dëshmisë së mëparshme të dëshmitarit, Leximi i deklaratave të tjera të dhëna më parë, Dëshmitarët nën mbrojtje të veçantë, Leximi i procesverbaleve ose riprodhimi i regjistrimeve, Provat e marra jashtë gjykatës etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), 2017-2018.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

 

 

 

 

 

Shpërndaje :