Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-03-2019

Prishja e rendit dhe e qetësisë publike

Më 5 mars 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temën “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve nga lëmia e rendit dhe qetësisë publike, veçanërisht me atë se si të dallojnë vendin publik nga ai jo publik duke e identifikuar veprimin inkriminues, si të përkufizojnë veprimin e sjelljes arrogante të sulmit verbal dhe mospërfilljen e urdhrave të ligjshëm, në mënyrë që t’i aplikojnë drejtë dispozitat sipas Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Trajnimi u fokusua në elaborimin e hollësishëm të çështjeve që kanë të bëjnë me dilemat që paraqiten në praktikë lidhur me: kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike, sjellja arrogante dhe sulmi verbal, mosveprimi sipas urdhrit të personit të autorizuar zyrtar sipas LRQP-së, mosveprimit sipas urdhrit të personit të autorizuar zyrtar në lëminë e komunikacionit rrugor, si dhe ndëshkimet për kryerësit e kundërvajtjeve - prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Pjesëmarrësve në këtë trajnim përmes diskutimeve interaktive dhe shembujve praktik, iu ofruan alternativa të ndryshme për paqartësitë dhe vështirësitë e hasura gjatë punës së tyre në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor - divizioni për kundërvajtje, nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :