Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-03-2019

Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit

Më datë 14.03.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit”.

Temat që po diskutohen janë: Të drejtat e personave të cilët i janë nënshtruar masave të fshehta, Instrumentet juridike për inicimin e procedurës, për vlerësimin e ligjshmërisë së zbatimit të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit dhe organi i vendosjes në këto situata, Autorizimet e prokurorit për t’i urdhëruar masat e fshehta edhe pas fillimit të procedurës së hetuesisë në raste të ngutshme, zbatimi i urdhrit për masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit dhe pezullimi i këtyre masave etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), 2017-2018.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :