Më datat 18, 19 dhe 20 Mars 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare, është duke e organizuar Provimin Përfundimtar për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VII).
Në ditën e parë Prokurorët po i nënshtrohen provimit nga Modulet: “Rendi Juridik ndërkombëtar” dhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Në ditën e dytë prokurorët do t’i nënshtrohen provimit nga Modulet: “Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinore” dhe “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”.
Në ditën e fundit prokurorët do t’i nënshtrohen provimit nga moduli: “Kodi i procedurës penale i Republikës së Kosovës”.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
18-03-2019