Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-04-2019

Parashkrimi

Më datë 04 dhe 05 Prill 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: “Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, nën moduli: “Parashkrimi”.

Çështjet që do të diskutohen janë: Kuptimi i parashkrimit, natyra juridike e parashkrimit, kohëzgjatja për parashkrim e paraparë sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës, Moszbatueshmëria e parashkrimit për veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare dhe vrasjes së rëndë, Fillimi dhe ndërprerja e parashkrimit të ndjekjes penale, Parashkrimi absolut i ndjekjes penale etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI), 2017-2018.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :