Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-04-2019

Etika Gjyqësore

Më 11 prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, ka realizuar trajnimin me temë “Etika Gjyqësore” për gjyqtarë të cilët nuk e kanë përfunduar trajnimin obligativ gjatë vitit 2018.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi Kodin e Etikës Profesionale për Gjyqtarë përmes diskutimeve dhe prezantimit të rasteve praktike. Në fokus të trajnimit ishte puna me raste hipotetike, duke identifikuar sjelljet e pahijshme dhe njëkohësisht duke zbërthyer dispozitat e Kodit të Etikës për Gjyqtar veçanërisht të komunikimit midis një pale dhe gjyqtarit, përdorimi i mediave sociale, marrja e dhuratave, të cilat mund të krijojnë perceptimin e publikut se ekziston korrupsioni në sistemin gjyqësor.

Gjatë trajnimit si nga trajnuesit ashtu edhe nga pjesëmarrësit u theksua se gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të matur, në mënyrë që të veprojnë me integritet si në jetën e tyre private, ashtu edhe në jetën profesionale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin kryetar dhe gjyqtarë të të gjitha niveleve nga të gjitha gjykatat  e Kosovës.

Shpërndaje :