Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-02-2011

Moduli 5 “Krimi i Organizuar“

Instituti Gjyqësor i Kosovës më 1 dhe 7 shkurt 2011, realizoi sesionet trajnuese nga moduli 5, me temë “ Krimi i Organizuar”.

Disa nga objektivat e këtij trajnimi ishin që përfituesit si rezultat i këtyre sesioneve të jenë në gjendje që:

Të identifikojnë llojet e krimeve që hyjnë në kategorinë e veprave të krimit të organizuar,

Të bëjnë dallimin e këtyre veprave penale me veprat tjera që kanë ngjashmëri,

Të zbatojnë në praktikë masat për luftimin e krimit të organizuar.

Çështjet të cilat janë përfshirë në ciklin e parë të këtij trajnimi ishin: trafikimi me njerëz, trafikimi me narkotikë të rrezikshëm dhe substanca psikotrope, korrupsioni si pjesë e krimit të organizuar, ekonomia joformale dhe pastrimi i parave. Ndërsa, në ciklin e dytë në fokus kanë qenë masat për luftimin e këtyre veprave si; masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, dëshmitarët e mbrojtur dhe dëshmitarët bashkëpunues.

Përfitues të këtyre sesioneve ishin gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve.

Shpërndaje :