Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-04-2019

Trajnim për Kodin e Ri të Drejtësisë për të mitur

Më 18 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), në bashkëpunim me UNICEF, organizon trajnimin me temë  “Trajnim për Kodin e Ri të Drejtësisë për të mitur”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Masat e Diversiteit - Standartet Ndërkombëtare; Parimet e Kodit të Drejtësisë për të Mitur si Garanci për zbatimin e Drejtësisë Restauruese për të Mitur; Ndërmjetësimi dhe Masat e Diversitetit sipas KDM; Kuadri ligjor sipas KDM mbi Masat e Diversitetit; Kosiderime të përgjithshme mbi secilën nga Masat e Diversitetit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët e Departamentit për të mitur nga Regjioni i Prishtinës, Gjilanit dhe  Ferizajit.

Shpërndaje :