Më 18 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Vazhdueshëm për staf administrativ të gjykatave, organizoj trajnimin me temë “Sistemi Gjyqësor struktura dhe kompetencat’’.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishe avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me kompetencat, mandatin, planifikimin, organizmin, kontrollin dhe kornizën ligjore për menaxhimin e administratës gjyqësore.
Gjatë këtij trajnimi u trajtua menaxhimi dhe udhëheqja, dallimi në mes të menaxhimit dhe udhëheqjes, nivelet e menaxhimit, menaxhimi në administratën e sistemit gjyqësor, planifikimi si dhe vendimmarrja.
Në këtë trajnim po ashtu janë trajtuar llojet e planeve në sistemin gjyqësor dhe efekti reciprok i tyre, planifikimi i burimeve njerëzore, buxhetit, shërbimeve dhe infrastrukturës, struktura dhe përmbajtja e një plani standard.
Trajnimi u realizua përmes shpjegimeve teorike dhe diskutimeve interaktive, me ç’rast pjesëmarrësit patën rastin të bëjnë pyetje të ndryshme për çështjet që ishin në fokus të trajnimit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin stafi administrativ i gjykatave e të gjitha niveleve.
18-04-2019