Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-04-2019

Menaxhimi i punës në administratën e sistemit gjyqësor

Më 24-25.04.2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizoi trajnimin dy (2) ditor me temë “Menaxhimi i punës në administratën e sistemit gjyqësor”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive në zbatimin e standardeve adekuate të menaxhimit dhe udhëheqjes përmes hartimit të planeve, marrjes së vendimeve të arsyeshme  dhe krijimit të ambientit për punë kreative dhe të suksesshme

Çështjeve që i ‘u kushtua më shumë vëmendje ishin menaxhimi i punës dhe udhëheqja, planifikimi i punës dhe vendimmarrja, procedurat e brendshme dhe të jashtme të punës. U diskutua gjithashtu për problemet në administratat e gjyqësorit, dhe vështirësitë që ballafaqohen zyrtarët gjatë ushtrimit të profesionit të tyre si dhe u inkurajuan që të jenë të gatshëm të menaxhojnë situatat stresuese dhe punën në presion.

Metodologjia e aplikuar ishte e kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive ,ku trajnuesit ndanin eksperiencat e tyre duke transmetuar njohurit e tyre për punë më efikase dhe në përputhshmëri me ligjin.

Përfitues tё këtij trajnimi dy ditor ishin  ndihmës-administratorët, referentit e Gjykatave Themelore dhe degëve të tyre nga të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje :