Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-04-2019

Mbrojtja gjyqësore nga pengim posedimi dhe servituti

Më 25 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë  “Mbrojtja gjyqësore nga pengim posedimi dhe servituti”.

Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Specifikat në procedurën e kontesteve të pengim posedimit dhe të drejtës së servitutit; Elementet e aktit të pengim posedimit dhe servitutit; Afatet për mbrojtje gjyqësore në kontestet e pengim posedimit dhe të servitutet; Praktika gjyqësore lidhur me këto konteste.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :