Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-04-2019

Moduli 2 – Menaxhimi i punës në administratën e sistemit prokurorial

Më 26 dhe 27 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë:  “Moduli 2 – Menaxhimi i punës në administratën e sistemit prokurorial”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i praktikave më të mira të planifikimit, menaxhimit dhe vendimmarrjes duke zbatuar  detyrat e punës sipas rregullave të përcaktuara në bazë të objektivave të Këshillit Prokurorial.

Në kuadër të këtij trajnimi janë trajtuar menaxhimi dhe udhëheqja,  planifikimi dhe vendimmarrja, proceset e brendshme dhe të jashtme të punës si dhe efikasiteti dhe llogaridhënia e stafit administrativ.

Gjatë diskutimit u vlerësuan proceset dhe procedurat e brendshme dhe u rekomanduan ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës. Pra një vëmendje e veçantë iu kushtua sugjerimeve të tyre në gjetjen e mënyrave për ndryshim dhe përmirësim.

Në ditën e dytë pjesëmarrësit patën rastin që përmes punës të ndarë në tre grupe duke shfrytëzuar njohuritë që morën gjatë ditës së parë të trajnimit si dhe nga përvojat personale të shpalosin idetë e tyre për një organizim dhe përfundim sa më të mirë të detyrave të punës.

Përfitues të këtij trajnimi ishin udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit të Këshillave (SKPK), stafi i njësitit për shqyrtimin e performances së Prokurorisë, ndihmës administratorët,  administratoret e prokurorive dhe udhëheqësit e shkrimoreve.
 

 

Shpërndaje :