Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-02-2011

Trajnimet e PFAL (gjenerata e tretë)

Gjatë muajit shkurt kanë përfunduar trajnimet e fazës së parë për gjeneratën e tretë të kanidatëve në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor. Trajnimet në këtë fazë kanë filluar në shtator të vitit 2010 dha kanë vazhduar për 6 muaj me radhë. Gjatë kësajë kohe 32 kandidatë kanë ndjekur trajnimet në 12 module dhe i janë nënshtruar një provimi në mes fazë.

Pas përfundimit të trajnimeve të fazës së parë kandidatët i janë nënshtruar provimeve në secilin modul trajnues për tri ditë. Provimi është hartuar dhe vlerësuar nga trajnuesit e moduleve ndërsa është administruar nga IGJK-ja. I gjithë procesi i provimit ka qenë i monitoruar nga monitorues të OSBE-së.

Trajnimet për fazën e dytë të PFAL (gjnerata e tretë) kanë filluar me datë 28 shkurt 2011. Gjatë kësaj faze kandidatët do t’i ndjekin trajnimet për 3 muaj pandërprerë.

Në këtë fazë kandidatët profilizohen dhe ndjekin trajnimet me program të ndarë, përkatësisht kandidatët për gjyqtarë kanë program të ndryshëm nga kandidatët për prokurorë dhe krejt kjo me qëllim të ofrimit të trajnimeve në mënyrë më specifike për fushat ku ata do të punojnë në të ardhmen. Secili grup i kandidatëve ndjek trajnimet në 22 module trajnuese, ndërsa dy module i kanë të përbashkëta.

Shpërndaje :