Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-05-2019

Procedura Kontestimore – pjesa e dytë

Më datë 02 dhe 03 Maj 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “Procedura Kontestimore – pjesa e dytë”.

Temat që do të trajtohen janë: Ndërprerja dhe pushimi i procedurës kontestimore, shpenzimet e procedurës kontestimore, lirimi nga pagimi i shpenzimeve të procedurës kontestimore, mosrespektimi i gjykatës, shqiptimi i dënimit me gjobë ndaj palës apo pjesëmarrësve etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :