Më 8, 10 dhe 11 maj 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së (Departamenti Ligjor i SHBA-së) ka realizuar trajnimin regjional të radhës me temë Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja e përfituesve me dispozitat e reja ligjore të Kodit Penal për zbatimin e drejtë të tyre në praktikë.
Gjatë trajnimit për tre ditë me radhë janë trajtuar ndryshimet legjislative duke analizuar ndyshimet që kanë të bëjnë me veprat penale kundër shërbimeve komunale, veprat penale të korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe nenet e reja që janë përfshirë në Kodin Penal i cili ka hyr në fuqi.
Vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe ndryshimeve që priten të bëhen në Kodin e Procedurës Penale, siç është mbrojtja e detyruar, mbrojtësi me shpenzime publike, kur mbrojtja nuk është e detyruar dhe të drejtat e të dëmtuarit ose viktimës, hudhja e kallëzimit penal, e drejta për të apeluar hudhjen, masat e veçanta hetimore, marrja në pyetje në procedurë paraprake, deklarata në procedurë paraprake dhe mundësia hetuese e veçantë. Po ashtu u diskutua dispozita e re që rregullon suspendimin e personit zyrtar nga detyra, qasja publike në aktakuzë dhe publikimi i aktgjykimit, gjykimi në mungesë, seanca për caktimin e dënimit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe mbrojtës të viktimave nga regjioni i Pejës.
11-05-2019