Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-05-2019

Lejimi i përmbarimit dhe vendosja sipas prapësimit

Më 16 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Lejimi i përmbarimit dhe vendosja sipas prapësimit”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Titujt e përmbarimit-dokumenti përmbarimor dhe dokumenti i besueshëm; Kushtet për lejimin e përmbarimit; Kompetenca për vendosje lidhur me prapësimin; Shkaqet për paraqitjen e prapësimit dhe vendimet e gjykatës lidhur me të.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, bashkëpunëtorët profesional dhe përmbaruesit privat.

Shpërndaje :