Më 02 prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV-së, ka realizuar trajnimin me temën “Fillimi dhe zhvillimi i procedurës kundërvajtëse”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me fillimin dhe zhvillimin e procedurës kundërvajtëse si dhe vlerësimin e drejtë të provave në procedurën kundërvajtëse.
Me rastin e këtij trajnimi u trajtuan çështjet si përgjegjësitë kundërvajtëse, masat e veçanta të kundërvajtjes, kushtet për përcaktimin e kundërvajtjeve, sanksioneve për kundërvajtje, procedura për të mitur, si dhe veprimet e gjykatës pas pranimit të kërkesës për fillimin e procedurës.
Trajnimi u fokusua kryesisht në elaborimin për kërkesën për fillimin e procedurës, si mundet të fillohet procedura, vendimi për fillimin e procedurës, ndërprerja e procedurës, përmbajtja e kërkesës, shkaqet e hedhjes së kërkesës, si dhe organet e autorizuara për paraqitjen e kërkesës.
Më tej në mënyrë të hollësishme u trajtua administrimi i provave, parimet udhëheqëse juridike gjatë administrimit të provave, marrja në pyetje e të pandehurit, marrja në pyetje e dëshmitarit, personat e liruar nga obligimi për të dëshmuar, pyetjet lidhur me faktet vendimtare si dhe ballafaqimi .
Pjesëmarrësit patën rastin që përmes rasteve praktike të diskutojnë dhe adresojnë sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre praktike.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor - divizioni për kundërvajtje, nga regjione të ndryshme të Kosovës.
02-04-2019