Më 11 dhe 12 prill 2019, organiuar nga Këshilli i Evropës në Mal të Zi është realizuar tryeza e rrumbullakët rajonale me temë: "Vlerësimi i trajnimeve në fushën e të drejtave të Njeriut për ekspertët juridik –sfidat dhe shembujt e praktikës së mirë”.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte trajtimi i sfidave kyçe të vlerësimit të ndikimit afatëgjatë të trajnimeve në fushën e të drejtave të njeriut nga autoritetet kombëtare me qëllim të ngritjes se kapaciteteve profesionele të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shteteve.
Gjatë kësaj tryeze vëmendje iu kushtua aplikimit të neneve të Konventës Evropiane të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke përfshirë edhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut në vendimet e gjykatave kombëtare. Paraprakisht, u trajtua edhe vlerësimi i ndikimit afatgjatë të trajnimeve në fushën e të drejtave të njeriut për gjyqtarë dhe prokurorë si dhe disponueshmëria, mundësia e qasjes dhe e përdorimit të mjeteve për trajnim në kuadër të trajnimit në fushën e të drejtave të njeriut për sistemin gjyqësor dhe atë prokuroral.
Përfitues të kësaj tryeze ishin përfaqësues të qendrave të trajnimit si dhe Këshillit Gjyqësor të shteteve nga Ballkani si nga Shqipëria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës.
13-04-2019