Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-05-2019

E drejta Ekonomike

Më datë 23 dhe 24 Maj 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “E drejta Ekonomike”.

Temat që do të trajtohen janë: Të drejtat nga pronësia intelektuale, të drejtat e autorit dhe të drejtat tjera të përafërta, markat tregtare dhe rëndësia e tyre, mjetet juridike për mbrojtjen e markave tregtare, mënyrat alternative të zgjidhjes së kontesteve, Arbitrazhi, Ndërmjetësimi etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :