Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-05-2019

Trajtimi praktik i kontratës për kredinë

Më 31 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Trajtimi praktik i kontratës për kredinë”.

Qëllimi i  këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve në zbatimin dhe interpretimin e dispozitave kontraktuese në kontestet që paraqiten në gjykata si dhe rreth kornizës ligjore dhe rregullave të BQK-së, të cilat rregullojnë kontratën për kredinë dhe kamatëvonesën

Gjatë këtij trajnimi u theksua rëndësia e kontratës për kredinë dhe zbatimi i saj i drejtë në praktikë si dhe u trajtuan forma, elementet esenciale të kësaj kontrate, shkëputja e saj, kamatëvonesa si dhe shumë veçori të tjera. Më tej u trajtuan edhe klauzolat e kontratës së kredisë, kthimi i parakohshëm i kredisë, kamata, hipoteka dhe përmbarimi i saj. Në këtë kontekst u shtjelluan kompetencat e Gjykatës dhe baza ligjore e përmbarimit të hipotekave.

Në këtë trajnim u aplikua metodologjia inter-aktive e të mësuarit e cila përbëhet prej ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve duke përfshirë trajtimin teorik të kontratave specifike, prezantimin e rasteve hipotetike dhe rasteve konkrete nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët, zyrtarët ligjor nga Gjykata e Apelit dhe zyrtarët ligjor nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Shpërndaje :