Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-06-2019

E drejta e Detyrimeve

Më datë 13 dhe 14 Qershor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “E drejta e Detyrimeve”.

Temat që do të trajtohen janë: Mbajtja e përjetshme, Përgjegjësia e dhënësit të mbajtjes për borxhet e marrësit të mbajtjes, Shkëputja e kontratës për mbajtjen e përjetshme, anulimi i kontratës, Nocioni i kontratës mbi dorëzimin dhe ndarjen e pasurisë, Kushtet për vlefshmërinë e kontratës mbi dorëzimin dhe ndarjen e pasurisë, Ruajtja e të drejtave gjatë dorëzimit etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo e emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :