Më 18 qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme realizoi trajnimin nga fusha ekonomike me temë “Kontrata e sigurimit”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth kontratës së sigurimit në përgjithësi si një nga kontratat më të rëndësishme në qarkullimin civil.
Në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan: qëllimet dhe rëndësia e sigurimeve, specifikat e kontratës së sigurimit – kushtet e përgjithshme dhe të veçanta, procedurat për kompensimin e dëmit jashtë procedurës gjyqësore, procedura gjyqësore për kompensimin e dëmit, bazat e përgjegjësisë në rastet e shkaktimit të dëmit, llojet e kompensimit adekuat në rastet e dëmeve të paraqitura si dhe regresimi i dëmit në rastet e sigurimeve “Kasko”.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive dhe përmes rasteve praktike ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor nga Departamenti Ekonomik dhe ai i Përgjithshëm si dhe bashkëpunëtor profesional.
18-06-2019