Prishtinë, 21 qershor 2019 – është mbajtur takimi i shtatëmbëdhjetë me radhë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga z. Aleksandër Lumezi, Kryesues i Këshillit Drejtues - Kryeprokuror i Shtetit.
Këshilli Drejtues në këtë takim, fillimisht miratoi procesverbalin nga takimi i kaluar, e në vazhdim, shqyrtoi dhe miratoi Kërkesën Buxhetore të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020 si dhe planifikimet buxhetore për vitin 2021 dhe 2022. Ky projekt buxhet u vlerësua si i domosdoshëm për zbatimin e mandatit ligjor dhe funksionimin e Akademisë së Drejtësisë.
Gjithashtu u diskutua dhe Mendimi i Këshillit Programor, lidhur me procesin e përzgjedhjes së trajnueseve, e të cilin mendim Këshilli Drejtues edhe e miratoi.
Në këtë takim, përpos të lartë theksuarave, Këshilli Drejtues diskutoi edhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e mirë të Akademisë së Drejtësisë.
21-06-2019