Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-06-2019

Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale

Më 20-22 qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Departamentin Ligjor i SHBA-së/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Kodi  Penal dhe Kodin e Procedurës Penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që përfituesit e trajnimit të njhen me dispozitat  e reja ligjore  dhe ato që kanë pësuar ndryshime esenciale me qëllim të zbatimit të drejtë dhe më të lehtë në praktikë.

Për tre ditë me radhë janë trajtuar ndryshimet e dispozitave të përgjithshme të Kodit Penal, duke përfshire përgjegjësinë penale të personave juridik, dënimin me burgim, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës dhe rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimeve, parashkrimi i ndjekjes penale, fillimi dhe ndërprerja e parashkrimit të veprës penale dhe parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve, dispozitat e terrorizmit dhe veprat penale kundër jetës dhe trupit, ngacmimi seksual dhe nenet e tjera të ndërlidhura.

Rëndesi i është kushtuar edhe veprave penale kundër ekonomisë siç janë shmangia nga tatimi, pranimi i paarsyeshëm i dhuratave, dhënia e paarsyeshme e dhuratave, kontrabandimi i mallrave, shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore kanë qen pjese e trajnimit gjithashtu, poashtu edhe veprat penale kundër shërbimeve komunale dhe nenet e reja, veprat penale të korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, mbrojtja e detyruar, mbrojtësi me shpenzime publike, kur mbrojtja nuk është e detyruar dhe të drejtat e të dëmtuarit ose viktimës, hudhja e kallëzimit penal, e drejta për të apeluar hudhjen, masat e veçanta hetimore, marrja në pyetje në procedurë paraprake, deklarata në procedurë paraprake.

Gjithashtu eshte trajtuar dhe mundësia hetuese e veçantë, hetimet, afati i hetimeve, pushimi dhe rihapja e hetimeve, suspendimi i personit zyrtar nga detyra, marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe dëshmitarët bashkëpunues, qasja publike në aktakuzë dhe publikimi i aktgjykimit, provat dhe faktet shtesë, shqyrtimi i dytë, aktakuza e konfirmuar dhe caktimi i shqyrtimit gjyqësor, gjykimi në mungesë, seanca për caktimin e dënimit, standardi i rishikimit të ankesave shkeljet substanciale, ndryshimi i aktgjykimit nga gjykata e Apelit, rigjykimi, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, shkresat - thirrjet elektronike.

Përfitues të këtij trajnimi  ishin gjyqtarë, prokurorë dhe avokat nga regjioni i Prishtinës.

Shpërndaje :