Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-05-2011

Seminar Civile Vendimet Gjyqësore dhe Veprimet Kadastrale IGJK-OSCE

Më 05maj 2011, IGJK-në bashkëpunim me OSBE-në organizoi seminarin me temën “Vendimet gjyqësore dhe veprimet kadastrale”. Në këtë seminar gjerësisht u trajtua: Roli dhe rëndësia e kadastrit  të Kosovës, fazat e zhvillimit të kadastrit në Kosovë, niveli i të dhënave kadastrale, legjislacioni i zbatueshëm nga lëmia e kadastrit, institucionet kadastrale në nivelin lokal dhe qëndror dhe raportet e tyre, sektori privat i kadastrit në Kosovë dhe regjistrimi i të drejtave mbi pronën e paluajtshme.  

Po ashtu në këtë tryeze u diskutua edhe  çështja e dokumentacionit për regjistrimin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme  si dhe procedurat që zhvillohen me atë rast.

Përfitues të kësaj tryezë ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :