Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-07-2019

Kodi Penal –Pjesa e përgjithshme

Më datë 01 dhe 02 Korrik 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga  moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovë nën moduli: “Kodi penal- pjesa e përgjithshme”.

Temat që do të trajtohen janë: Vendi dhe koha e kryerjes së veprës penale, Vendi i kryerjes së veprës penale, Rëndësia e përcaktimit të vendit të kryerjes së veprës penale, Vendi i kryerjes te veprat penale të kryera në bashkëpunim, Vendi i kryerjes te veprat penale të ngelura në tentativë, Koha  e kryerjes së veprës penale, Rëndësia e caktimit të kohës së kryerjes së veprës penale, Koha e veprimit – mosveprimit si kohë e kryerjes së veprës penale.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo e emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :