Me 02 korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të GIZ realizoj ceremoninë e publikimit të katër botimeve ligjore si: Hyrje në të drejtën ligjore, Fjalori Juridik, Udhëzuesi për procedurën administrative si dhe Doracaku i të Drejtave të Njeriut.
Të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtuan me një fjalë rasti z. Valon Kurtaj, Drejtor Ekzekutiv në Akademinë e Drejtësisë, Drejtoi i GIZ-it për Kosovë z. David Oberhuber.
Në emër të autorëve të botimeve të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtuan. Prof. Dr. Haxhi Gashi, Prof. Dr. Iset Morina, Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Hasan Shala si dhe Prof. Dr. Iliriana Islami.
z. Valon Kurtaj në mes tjerash theksoj se këto katër botime do ti kontribuojnë ngritjes së kapaciteteve të gjyqësorit dhe juristëve të rinj dhe veçanërisht do të jenë lehtësues gjatë punës praktike. Më tej ai në fjalën e tij shprehu falënderim për GIZ të cilët kanë mundësuar realizimin e këtyre botimeve dhe autorëve në hartimin e tyre duke kontribuar kështu në pasurimin e koleksioneve të bibliotekës së Akademisë dhe literaturës tonë juridike.
Drejtori i GIZ për Kosovë z. David Oberhuber në fjalimin e tij mes tjerash përmendi katër botimet me radhë duke theksuar rëndësinë e secilit botim dhe mundësinë e mirë për shfrytëzimin praktik nga ana e zbatuesve të ligjit.
Edhe autorët e botimeve po ashtu theksuan rëndësinë e këtyre botimeve për gjithë komunitetin ligjor meqenëse janë një mundësi e mirë për zhvillimin profesional si dhe një praktikë e mirë mirë me rastin e hartimit të shkresave të ndryshme gjatë punës praktike si dhe në procesin e bërjes së drejtësisë. Më tej ata në fjalët e tyre shprehën falënderim të veçantë për Akademinë dhe GIZ të cilët kanë mundësuar krijimin e tyre e veçanërisht edhe bashkë autorët e botimeve të cilën kanë kontribuar në hartimin e tyre.
Në këtë ceremoni morën pjesë, përfaqësues nga Ambasada Gjermane, Drejtotri i GIZ për Kosovë, kryetar të gjykatave, gjyqtarë mbikëqyrës, prokurorë, profesor universitar, zyrtarë nga GIZ si dhe nga Akademia e Drejtësisë.
02-07-2019