Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-07-2019

Organizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Më 04 dhe 05 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke realizuar dy (2) sesione trajnuese nga moduli: “Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar”, nën moduli: “Organizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial”.

Temat që do të trajtohen janë: Organizimi i sistemit gjyqësor sipas ligjit për Gjykata, Gjykatat themelore në Kosovë dhe departamentet e tyre, Gjykata e Apelit, Gjykata supreme, baza ligjore e sistemit prokurorial, mandati i këshillit prokurorial, mandati i anëtarëve të këshillit, imuniteti i tyre, struktura organizative e prokurorisë, detyrat dhe përgjegjësitë e prokurorit dhe performanca e tyre etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :