Më 10 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII) organizoi trajnimin rreth platformës së mësimit në distancë “E-learning”.
Udhëheqësi i divizionit për Teknologji Informative në Akademinë e Drejtësisë, z.Xhevdet Pllana i njoftoi më shumë gjyqtarët rreth mënyrës së përdorimit të platformës, hapjen e user-it, përparësitë e mësimit në distancë, përfituesit e kësaj platforme, temat të cilat do të ndiqen përmes platformës në distancë, kohëzgjatja e këtij kursi etj.
Përfitues ishin; Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
10-07-2019