Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-07-2019

Procedurat e prokurimit sipas Ligjit për Prokurimin Publik të Kosovës në veçanti kontestet me OSHP-në

Më 11 korrik 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoj trajnimin me temë: “Procedurat e prokurimit sipas Ligjit për Prokurimin Publik të Kosovës në veçanti kontestet me OSHP-në”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me procedurën e prokurimit publik, standardet ndërkombëtare, evropiane dhe procedurat e tenderimit në OSHP.

Në fokus të trajnim ishin dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik, rëndësia e prokurimit publik, procedura e tenderimit,  lidhja e kontratës, dispozitat e përgjithshëm lidhur me të drejtat e detyrimet e palëve pas lidhjes së kontratës si dhe administrimi i kontratës dhe përzgjedhja e organit mbikëqyrës.

Po ashtu, gjatë trajnimit u trajtua edhe udhëheqja e procedurave të prokurimit - dispozitat e përgjithshme, fillimi dhe zbatimi fillestar i procedurës së shqyrtimit si dhe shqyrtimi fillestar i shkresave nga eksperti shqyrtues dhe rekomandimi për OSHP-në.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën mundësi të adresojnë dilemat dhe vështirësitë që hasen në praktikën gjyqësore aktuale. 

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarët e Gjykatës Themelore, prokurorët e Prokurorive Themelore si dhe bashkëpunëtoret profesional.

 

Shpërndaje :